Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se LDK është e gatshme për të drejtuar qeverinë e re.
Abrashi në “Debat Plus ka thënë se Kosova është në një situatë të re politike që nuk ka qenë asnjëherë më parë.
Ai thotë se rreth 90 deputetë mendojnë se ky Kuvend nuk ka konsumuar mandatet e deputetëve.
“Këta deputetë synojnë ndërtimin e një qeverie të re. Nga ana tjetër nuk është edhe koha për zgjedhje, por edhe nëse do të kishte lëvizjet do të ishin minimale dhe përsëri do të kishte vështirësi të formimit të qeverisë”.
Abrashi thotë se LDK pret procedurat kushtetuese dhe nëse merr të drejtën për mandatarin, do të diskutohet në strukturat e partisë se kush do të jetë ai/ajo që do të jetë kandidat për kryeministër.
I pyetur nëse LDK e ka kandidaten për kryeministre, ai ka thënë se varet kush ka ambicie për të marrë këtë përgjegjësi.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...