Situatë e tensionuar në Kapshticë pasditen e së dielës.
Në shenjë proteste për ndalimin që bëhet ndaj tyre për të hyrë në Shqipëri, emigrantët kanë vendosur që të mos lejojnë kalimin e kamionëve.
Sipas burimeve, 3 persona janë shoqëruar në polici.
Ndërkohë, 5 emigrantë janë dërguar në spitalin e Bilishtit. Bëhet fjalë për tre gra dhe dy të moshuar, të cilët kanë patur luhatje tensioni nga qëndrimi dyditor në tokë neutrale.
Për sa i përket pjesës tjetër të emigrantëve, gratë dhe të moshuarit po mbahen në makinën e policisë për t’i mbrojtur nga shiu, por nuk u janë vulosur pasaportat për kalim, pasi sistemi është i mbyllur.
Të tjerët vijonë të qëndrojnë në shi. Në zonë neutrale kanë shkuar forca të shumta policie për të mbajtur nën kontroll situatën e tensionuar./A2
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...