Kreu i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka kujtuar 94 të rënët e maskës së Rezallës.
Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë në këtë kohë pandemie, është i detyruar që përmes rrjetit social të përkujtojë dëshmorë e martirë të rënën në këtë masakër.
“Sot, në këtë situatë emergjente, në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë kujtojmë 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën tonë të shenjtë, për lirinë që sot e gëzojmë. Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit e tokës sonë dardane.”, ka shkruar Jashari
Ai e ka quajtur të papranuar faktin që edhe 21 vjet pas luftës, ende ka persona të pagjetur.
“E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas, ende kemi të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet dhe ende kriminelet serb lëvizin lirshëm. Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dinë për fatin e më të dashurve të tyre”, është shprehur Jashari.
Kjo gjë sipas tij, është më e pakta që duhet dhe mund të bëjmë për dëshmorët e martirët tonë, që eshtrat e tyre të pushojnë në atdheun e tyre që aq shumë e deshën e për të cilin dhanë edhe jetën.
“Do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Lavdi të rënëve të Kosovës!”, ka shkruar ai, duke bërë me dije se fotografit e postuara janë nga arkiva./arbresh.info
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran