Shërbimi Korrektuese i Kosovës, ka dhënë sqarim ndaj titullit “ Një i dyshuar me coronavirus në Burgun e Dubravës, dërgohet në Klinikë Infektive”.
Në njoftimin e ShKK-së, thuhet se personi për të cilin bëhet fjalë, nuk ka qenë asnjëherë i paraburgosur ose i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, transmeton arbresh.info.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corona Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë deri më tani është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.
Në fund ShKK, ka kërkuar nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të kontaktojnë ata, për të verifikuar informacionin.
Kjo është komunikata e plotë nga Shërbimi Korrektuese i Kosovës:
“Prishtinë, 04 prill 2020 – Sqarim lidhur me shkrimin e titulluar: “Një i dyshuar me coronavirus në Burgun e Dubravës, dërgohet në Klinikë Infektive”, të publikuar në Kallxo.com.
Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës sqaron për opinionin publik se, personi për të cilin bëhet fjalë, nuk ka qenë asnjëherë i paraburgosur ose i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corona Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë deri më tani është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve, andaj kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin”./arbresh.info
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...