Një qytetare në Vlorë ka vendosur që t’i dhurojë spitalit të vendit të saj një respirator që të përdoret për t’u ardhur në ndihmë personave që do të kenë nevojë për të.
Respiratori ishte blerë disa vite më parë nga familja por nuk është përdorur asnjëherë. Ata e kishin marrë për djalin e sëmurë të familjes i cili fatkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë në Itali.
Tashmë zonja e vetmuar kryen gjestin human dhe e dhuron respiratorin për personat e prekur nga Covid-19.
Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar nga Dinore Idrizi do ta përdori tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me Covid.
Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre. Respiratori është i pajisur me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjekësor./tch
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person