Infermieri Korab Gjana që u është bashkuar 30 mjekëve e infermierëve që kanë shkuar në Itali, ka treguar se çfarë ka parë në ditën e parë në spital ku do të punojë për një muaj. Në një bisedë me Skype nga Italia, Gjana tha se ditën e parë iu është komunikuar gjendja dhe mënyra se si punohet.
Ai tregon se nesër do të jenë në krah të kolegëve italianë. Ai tha se ka pafund ambulanca dhe avionë që vijnë me pacientë të infektuar, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë ndodhen në spitalin civil të Brescia-s.
“Pacientët janë të panumërt. Vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca. Nesër do fillojmë dhënien e ndihmës tonë ndaj stafit italian. Ditën e parë u informuam mbi masat dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi përballë kësaj situate”, – tha Gjana për Faxweb.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...