“Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e 30-të e NATO-s. 27 marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. E realizuam qëllimin e parë prej dy qëllimeve strategjike”.
Kështu ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, pas zyrtarizimit të anëtarësimit të shtetit në NATO. Ai më tej shkruan se Maqedonia e Veriut në të ardhmen do të jetë faktor për sigurinë e rajonit, përcjell telegrafi maqedoni.
“Sot në Washington e deponuam instrumentin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e re e 30-të e NATO-s. 27 Marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë. E realizuam qëllimin e parë prej dy qëllimeve strategjike. E plotësuam ëndrrën e të gjitha gjeneratave të cilat u vendosën në realizimin e synimit prej dekadash të atdheut tonë për ta bërë anëtare të NATO-s”.
“Që sot jemi pjesë e proceseve globale dhe së bashku me partnerët tanë në Aleancë po bëhemi faktor stabilizimi dhe i sigurisë në rajon dhe së bashku me aleatët tanë do të ballafaqohemi me të gjitha kanosjet e sigurisë dhe do ta ruajmë paqen në botë. Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut – vend anëtar i NATO-s”, ka shkruar Spasovski në Facebook.
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...