Tanimë edhe virusi COVID19 ka prekur Kosovën, duke shënuar mbi 80 raste të prekura me këtë virus, më një vdekje dhe dy persona të cilët janë shëruar.
Vetëm gjatë ditës së djeshme 14 raste janë raportuar nga Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku ndër ta ishte edhe një i mitur, shkruan arbresh.info
Burime të arbresh.info brenda IKSHPK bëjnë të ditur se edhe sot rreth orës 15:00 janë dërguar rreth 100 mostra për testim.
‘Sot rreth orës 15:00 kemi dërguar rreth 100 mostra për testim, këto mostra janë nga Gjilani, Vitia, Zhegra dhe Gjakova, dhe se këto mostra janë kontaktet e të cilëve deri më tani kanë rezultuar pozitiv’, bën të ditur ky burim.
‘Rezultatet e këtyre mostrave pritet të dalin rrëth orës 20:00 të mbrëmjes’, thotë më tutje burimi i arbresh.info
IKSHPK bën lutje ndaj qytetarëve se që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos të dalin në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes.
Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!/arbresh.info/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania