Juventusi ka rikthyer interesimin e tyre për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo, për një transferim të mundshëm gjatë verës.
Braziliani ka shijuar pak ndeshje për Los Blancos këtë sezon për shkak të ardhjes së Ferland Mendy verën e kaluar nga Lyoni për 50 milionë euro.
Sipas gazetës Marca, kjo ka bërë që Juventusi ta rikthej interesimin e tyre për mbrojtësin brazilian.
Thuhet se Marcelo është ende mik i ngushtë me ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo – aktualisht te Juventusi, ndërsa thuhet se edhe trajneri i tyre Maurizio Sarri favorizon nënshkrimin e tij.
Bashkatdhetari i tij, Alex Sandro është i vetmi lojtar në pozitën e krahut të majtë të mbrojtjes dhe ata shpresojnë të forcojnë opsionet e tyre këtë verë.
31-vjeçari ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim te Bianconerët dhe ka bërë 505 paraqitje për Real Madridin që nga vitin 2007 kur erdhi nga Fluminense.
Marcelo ka fituar 21 trofe me klubin spanjoll, duke përfshirë katër tituj të La Ligas dhe katër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...