Nuk janë tashmë të rralla rastet kur personalitete të huaja, përzgjedhin stilistët shqiptarë për dizajnimin e veshjeve të tyre.
I tillë është rasti i prezantueses së famshme amerikane, Joseline Hernandez, e cila ia ka besuar dukjen e saj stilistes së njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, shkruan portali arbresh.info
Hernand ka publikuar fotografi me kostumin e kaltër transparent të stiluar nga kreatorja shqiptare.
Ajo e ka falënderuar stilisten Kllokoqi-Rugova për kreacionin, i cili është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.
Edhe vet Blerina në faqen e saj ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të Joseline me kreacionin e saj.
Ndryshe, Joseline Hernandez është një personalitet mjaft i njohur amerikan, teksa përveç moderatore, ajo është edhe repere dhe aktore./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK