Pas 18 orëve bisedime, grupet punuese nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos sot arritën marrëveshje për rregullativën zgjedhore, transmeton zhurnal.mk.
Është kontraktuar mënyra e zgjedhjes në KSHZ, votimi i diasporës dhe pastrimi i listës zgjedhore.
Anëtarët e KSHZ-së do të zgjidhën me formulën tre plus tre, që nënkupton kah tri përfaqësues nga pushteti dhe opozita dhe tri ekspert që do të zgjidhen në Parlament. Vendimet do të sillen me shumicë absolute.
Diaspora do të votoj në një njësi zgjedhore, me modelin proporcional, ndërsa do të zgjidhen tri deputet.
Lista zgjedhore do të pastrohet në mënyrë të kombinuar, gjegjësisht në terren dhe duke marr të dhënat nga institucionet.
Pritet që nesër ligji të futet në procedurë parlamentare.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...