Ylli i Liverpool, Trent Alexander-Arnold ka thënë se Barcelona është klubi i tij i preferuar dytë pas Liverpoolit.
Alexander-Arnold vazhdon të shkëlqejë me “Reds” dhe janë afër për të fituar Premierë Ligën, trofe të cilin nuk e ka fituar klubi në më shumë se 30 vite.
I pyetur për ndonjë klub tjetër të preferuar, anglezi tha Barcelona sepse ka vlerat dhe besimet si Liverpooli.
“Klubi im tjetër i preferuar është Barcelona. Ndjej se kanë vlera dhe besimet si Liverpool”.
“Asnjëherë nuk kam menduar për largimin. Gjithmonë kam dashur të jem me Liverpool. Gjithmonë i kam mbështetur. Nuk kam ndonjë arsye të mendoj për largimin”.

Ndërsa i pyetur se cili është lojtari më i mirë në botë, Arnold mendon se është argjentinasi.
“Messi për mua”, theksoi ai.
Alexander-Arnold këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me 14 asistime në të gjitha garat./arbresh.info.
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...