John Terry ka kërkuar nga bordi i Chelseat që të nisë përpjekjet për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
Talenti anglez është duke u lidhur me disa klube të Ligës Premier, ndërsa Blutë do të përpiqen maksimalisht që ta transferojnë gjatë verës.
19-vjeçari kaloi te klubi gjerman në vitin 2017 nga Manchester City dhe ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 36 asistime në 90 paraqitje më BVB.
Anësori thuhet se i ka prishur raportet me shefat e Dortmundit këtë sezon, prandaj është duke menduar që të kthehet në Angli.
“Mendoj se Sancho është një prej lojtarëve të rinj më të mirë në botë aktualisht, prandaj do të ishte një përforcim i madh në skuadrën e Chelseat”, ka deklaruar Terry.
Sidoqoftë, për ta transferuar në Stamford Bridge, Chelsea duhet ta mposhtë konkurrencën e Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26