Qëlloi me mjete të forta në trup vjehrrën sepse përzihej në punët e saj.
Një gjë e tillë ka ndodhur dje në fshatin Dërsnik të Korçës.
28-vjeçarja me iniciale N.S., pas konflikteve që kishte me vjehrrën e tij, 56-vjeçaren F.M., pasi kjo e fundit komentonte çdo gjë që bënte nusja e saj.
Sipas policisë lokale, denoncimi është bërë nga vetë e dëmtuara, teksa ka thënë se nusja e saj nuk e do dhe e rrah pa pasur asnjë arsye.
Por, me sa duket kjo gjë është hedhur poshtë nga 28-vjeçarja, e cila tashmë është duke u ndjekur në gjendje të lirë.
Nusja e shtëpisë është shprehur në polici se ka disa vite që vjerra e saj “fuste hundët” në punët e saj.
“Ajo ka kohë që më komenton për çdo gjë që unë bëj. Duke filluar që nga punët e shtëpisë, e veshura e deri tek dalja ime me shoqërinë. Shpesh herë kam marrë vesh që për këto gjëra më ka komentuar e sharë edhe tek disa familje në fshat dhe unë nuk po e duroja dot më këtë situatë”, mësohet të ketë thënë 28 vjeçarja në polici.
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...
Panenka paralajmëron sllovakët për Kosovën: Janë shumë lufta...