Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se ‘tani është koha që të ndalojmë kontaktin jothelbësor me të tjerët dhe të ndalojnë udhëtimet e panevojshme’.
Ndër të tjera, Johnson ka bërë thirrje që të shmangen pijet, klubet, teatrot, kinematë dhe ambientet tjera sociale, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, duket se kryeministri i Britanisë së Madhe e ka shumë problem që të bind babain e tij rreth këtyre masave të marra kundër koronavirusit.
LEXO EDHE: Gjithsej 31 të sëmurë nga koronavirusi, politikanët të njëzëshëm se zgjedhjet duhet të shtyhen
Në një intervistë të drejtpërdrejtë në ITV, babai i Johnson e ka kundërshtuar të birin, ku ndër të tjera ka theksuar se ai do të vazhdojë të frekuentojë baret.

Stanley Johnson u pyet nga gazetarja nëse do të shkonte në pub, ndërsa ai është përgjigjur se ‘po, patjetër që do të dal në bar’.
I pyetur nëse është e nevojshme që të shkohet në bar këto ditë të jashtëzakonshme, babai i kryeministrit tha: “Do t’ishte gabim nëse zbrazen pubet, sepse për bizneset kjo gjë është e keqe”.
https://twitter.com/grahamlithgow/status/1239891396984791041
Deklarata e tij ka nxitur reagime të mëdha në mediat sociale, pasi ka vendosur që të shmang këshillat e të birit dhe të vendosë sipas kokës së tij./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...