Mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të larë atletet tuaj është t’i vendosni në lavatriçe – le t’i harrojmë ato për një orë, dhe ato të dalin si të reja.
Eksperti dhe pronari i një kompanie pastrimi, Will Lankston, ka zbuluar pse kjo nuk mund të jetë ideja më e zgjuar.
“Unë këshilloj që të mos lani atlete në atë mënyrë dhe mos i vendosni fare në tharëse. Nxehtësia mund të ‘shtypë’ atletet dhe t’i shkatërrojë. Një makinë tharëse gjithashtu mund të rrudhë atletet, në varësi të materialit”, tha Lankston për “Sun”.
Sipas tij, mënyra më e mirë për të pastruar është t’i fshini lehtë me një leckë të lagur. Lankston gjithashtu këshillon vendosjen e një topi tenisi në tharëse nëse doni peshqir të butë.
“Nëse doni të mbani peshqirët, palltot apo jastëkët tuaj, vendosni një top tenisi në tharëse bashkë me to. Përveçse është i butë dhe i qetë, falë topit të tenisit, ato do të thahen më shpejt ”.
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit