Autoriteti rregullues i konkurrencës në Francë e ka ndëshkuar gjigantin amerikan të teknologjisë, Apple, me 1.2 miliard dollarë për shkak të shkeljes së rregullave të konkurrencës ndaj rrjetit të distribuimit dhe shitjeve me pakicë.
Kjo është gjoba më e lartë që është dhënë ndonjëherë nga organi në fjalë dhe vjen në kohën e mosmarrëveshjeve mes gjigantëve amerikanë dhe rregullatorëve evropianë, të cilët janë treguar të prerë në lidhje me taksat dhe mbrojtjen e privatësisë së klientëve.
Zyrtarët e kompanisë Apple thanë se do të paraqesin ankesë ndaj këtij vendimi, duke thënë se dënimi bie në kundërshtim me rastet e tjera ligjore në Francë, shkruan “Reuters”.
Në vendimin e rregullatorit francez thuhet se komapnia Apple ka vendosur çmime të atilla ndaj shitësve me pakicë në mënyrë që çmimet të jenë të përshtatura me ato që caktohen në dyqanet e veta ose në internet.
Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur më herët mosmarrëveshje për shkak të synimit të Francës për t’i rritur taksat ndaj kompanive të huaja të teknologjisë. Kjo lëvizje kishte bërë që Shtetet e Bashkuara të kërcënojnë me taksa të larta ndaj prodhimeve të caktuara franceze.
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...