Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është duke u munduar të rikthehet te klubi i vjetër, Juventus.
Ka pasur spekulime se me transferimin e mesfushorit, Bruno Fernandes, francezi do qëndrojë në “Old Trafford”, por raportimet e fundit thonë se dëshira e këtij të fundit mbetet largimi.
Sipas Calciomercato, Pogba shpreson të rikthehet te Juventus, ndërsa edhe Real Madrid mbetet opsion, transmeton portali arbresh.info.

“Zonja e Vjetër” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro, vlerë të cilën e kanë fituar kur e kanë shitur në vitin 2016.
Thuhet se “Djajtë e Kuq” janë duke u munduar t’ia vazhdojnë kontratën 27-vjeçarit, por fituesi i Kupës së Botës nuk e ka plan të fillojë negociatat./arbresh.info.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...