Gjendje krize u shpall dje në Dibër dhe Qendrën Zhupa pasi u paraqitën edhe katër raste të reja me coronavirus nga këto rajone, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të hënën, do të mbahet një takim i Këshillit të Sigurimit me Presidentin Stevo Pendarovski, i cili përveç stafit të rregullt, do të thirret nga Ministri i Shëndetësisë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, siç njoftoi presidenti në një konferencë për shtyp, do të diskutohen opsionet për t’u marrë me rrezikun e përhapjes së coronavirusit. Sipas tij, nuk ka vend për shqetësim në lidhje me rezervat e mallrave dhe theksoi se ka mallra të mjaftueshëm edhe nëse situata me coronavirusin ndërlikohet.
“Të gjitha masat e propozuara nga autoritetet kompetente do të jenë joefektive nëse nuk i arrijnë ato për të cilat janë menduar, domethënë qytetarët, dhe në këtë drejtim mediat kanë një rol të dyfishtë, dhe si vetë qytetarë të këtij vendi, t’i përmbahen atyre, megjithatë tu bëhet thirrje edhe të gjithë të tjerëve që të respektojnë masat”, tha presidenti, duke përmendur që kabineti i tij tashmë ka reduktuar në minimum të gjitha aktivitetet, brenda dhe jashtë vendit.
Ndërsa mbrëmë Pendarovski mori vendim për dërgimin e Ushtrisë për të mbështetur vetëqeverisjen lokale në Dibër dhe Qendrën e Zhupës dhe për të mbështetur forcat policore të Ministrisë së Brendshme në sigurimin e një pjese të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë në territorin e Komunës së Dibrës./Telegrafi/
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...