Mbrëmë rreth orës 3:30 në SPB Shkup është denoncuar se në garazh nëntokësor në rrugën “Brigada e shtatë shqiptare” janë përfshirë tre vetura në zjarr.
Automjetet janë ‘Audi’ me tabela të Shkupit pronar ndërsa pronari është N.B, ‘Opel astra’ me tabela të Shkupi në pronësi të S.K dhe ‘Pasat’ poashtu me tabela të Shkupit. Gjithashtu është dëmtuar edhe një ‘BMW”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zjarri është shuar nga Brigada territoriale kundër zjarrit Shkup, ndërsa nga ekipi i ndihmës së shpejtë është dhënë ndihma mjekësore 15 personave që kanë thithur tym janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy fëmijë, për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën për toksikologji.
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet