Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmin se një grua ka ndërruar jetë në Shqipëri pasi u konfirmua me COVID-19.
Meta përmes një postimi në facebook ka shprehu ngushëllime, shkruan arbresh.info.
Ai ka bërë apel gjithashtu që të bëhet kujdes dhe të zbatohen të gjithë këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve.
“Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19.
Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira!
Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Lladrovci me mesazh të fortë ndaj PDK-së: Nuk pranoj të bëhe...
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, pesë të arrestuar
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...