Policia e Shtetit është vënë në lëvizje pas nisjes së zbatimit të planit për mbrojtjen nga koronavirusi.
Sipas një njoftimi zyrtar, mësohet se gjatë mbrëmjes të djeshme 215 patrulla policie në të gjithë vendin kanë nisur zbatimin e planit të masave për mbylljen e lokaleve, palestrave, bareve, diskove etj, me qëllim shmangien e përhapjes së koronavirusit.
Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.
Policia thotë se do të vijojë të bashkëpunojë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe strukturat e tjera të Task Forcës dhe gjithë institucionet që i ngarkon ligji për këtë situatë.
“Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore”.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...