Konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani, në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, ka deklaruar se një grua shqiptare me origjinë nga qyteti i Durrësit, ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali.
Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka pësuar arrest kardiak dhe ka qenë e infektuar me koronavirus.
“Jemi kontaktuar nga një agjensi funebre dhe kur kemi shqyrtuar dokumentacionin, kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë, për shkak të arrestit kardio-respirator dhe ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
Kemi kontaktuar të afërmit e saj, të cilët janë gjithashtu në karantinë”, u shpreh Konsullja.
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria