Drenica ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 1 – 3, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22-të.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi përmes Granit Arifaj në minutën e 13-të, por gëzimi zgjati vetëm pesë minuta pasi Muleci barazoi shifrat, ndërsa për herë të parë mysafirët i kaloi në epërsi Argjend Mustafa me supergol, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë 45-minutëshit të dytë ndeshja ishte e baraspeshuar, ndërsa rrugën drejt golit e gjeti përsëri Mustafa në minutën e 81-të, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Pas fitores, Drenica e ruan pozitën e shtatë në tabelë me 30 pikë, kurse Dukagjini mbetet në fund me 10 pikë./arbresh.info.
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...