Largimi nga familja mbretërore e Meghan dhe Harry, të cilët tani janë vendosur në Kanada, ka ngjallur frikë te Mbretëresha, pasi ajo ka frikë se nuk do ta shoh më kurrë stërnipin e saj, Archie.
Archie, i cili është tani dhjetë muajsh, jeton përtej Atlantikut që kur Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan për vendimin e tyre ‘bombë’, ku thanë se do ta linin familjen mbretërore dhe se do të ndanin kohën e tyre mes Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, transmeton portal arbresh.info

Meghan dhe Harry kanë lënë djalin e tyre në Kanada, përderisa ata janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer angazhimet e tyre të fundit si zyrtarë të familjes mbretërore.
Sipas medias amerikane ‘Us Weekly’, mungesa e vazhdueshme e Archiet e ka bërë Mbretëreshën të ndjehet ‘zemërthyer’./arbresh.info/
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...