Facebook ka mbyllur zyrat në Londër për fundjavë, pasi që ka zbuluar se një punonjës i tyre nga Singapori që i kishte vizituar muajin e kaluar ishte diagnostikuar me koronavirus, transmeton portali arbresh.info.
“Një punonjës me qendër në zyrën tonë në Singapor, i cili është diagnostikuar me Covid-19, vizitoi zyrat tona në Londër 24-26 shkurt 2020. Prandaj ne po mbyllim zyrat tona në Londër deri të hënën për pastrim të thellë dhe punonjësit po punojnë nga shtëpia deri atëherë”, tha një zëdhënës i Facebook.
Ndërkohë janë konfirmuar mbi 100 mijë raste të infektimeve në tërë botën, ku vetëm në Kinë mbi 3000 persona kanë humbur jetën./arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh