Sot me aktivitete të ndryshme do të vazhdojë shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari.
Fillimisht, në ora 09:00 liderët shtetërorë do të bëjnë homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, ku do të ketë vendosje kurorash me lule si dhe do të vizitohet familja Jashari.
Në ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjithë komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.
Në ora 17:00 mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, historiani Agim Vinca, kryetari i Shoqatave të dala nga lufta Hysni Gucati dhe përfaqësues nga familja Jashari.
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...