Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës, Shkëlqesinë e tij, Jean-Hubert Lebet, të shoqëruar nga Zëvendësdrejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Bernhard Soland.
Në takim u diskutua për mbështetjen e mëtejme të Konfederatës Zviceriane për sistemin shëndetësor të Kosovës, me theks të posaçëm të arriturat dhe sfidat e Projektit Zviceran për Kujdesin Shëndetësor të Qasshëm , për të ngritur cilësinë e shërbimeve dhe fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Ministri Vitia shprehu falënderimin e sinqertë për kontributin e madh të Qeverisë dhe popullit zviceran në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor në Kosovë dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së re të Kosovës që shëndetësinë e sheh si prioritet dhe veçanërisht Ministrisë që udhëheqë që fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor e trajton si prioritet të reformimit të mëtejmë të sistemit shëndetësor.
Në fund ishte pajtueshmëri e plotë që projekti në fjalë, sikur edhe të gjitha projektet tjera në shëndetësi, duhet dhe do të jenë në përputhje me prioritetet e programit qeveritar për shëndetësi dhe ta ndihmojnë realizimin e tij, duke ndjekur dhe ushqyer prioritetet e dakorduara./arbresh.info
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...