Kryeministri Rama ka lajmëruar këtë mbrëmje se sapo është mbyllur teksti i projekt-vendimit për ndërtimin e 3400 banesave të para për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama e ka përcjellë lajmin në rrjetin social, duke shkruar se fondi do të jetë 8.7 miliardë lekë dhe pas miratimit të tij ditën e nesërme, do t’i hapet rruga tenderit ndërkombëtar, i cili pritet të nisë javën e ardhshme.
‘Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliardë lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillim javën e ardhshme. Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin’, shkruan Rama.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”