Artan Behrami, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përmes konfrontimit të hapur po del edhe kundër idesë amerikane që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet në Uashington.
Behrami, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se konfrontimi me SHBA-në është në kundërshtim me kodin gjenetik të shqiptarëve.
“Antiamerikanizmi është trashëgimi politike e Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i saj, Albin Kurti, tash e 21 vjet, ishte kundër çdo propozimi amerikan për Kosovën. Kundër Rambujesë, që na solli lirinë dhe çlirimin, kundër procesit të Vjenës dhe kundër Pakos së Ahtisaarit, që na sollën pavarësinë”, ka shkruar ai./arbresh.info
Postimi i plotë i Behramit:
“Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i cili me mendje është në opozitë dhe me trup në Qeveri, qenka munduar mbrëmë në “Debat Plus” t’i relativizojë investimet amerikane në Kosovë, duke thënë se Amerika po investon më shumë në Serbi sesa në Kosovë. Madje, ai edhe investimin mbi 1 miliardësh të Kosovës së Re u mundua ta zhvlerësojë.
Insistimi i parisë së Vetëvendosjes dhe cyberxhematit të tyre në mediat sociale, që Amerika është kundër Kosovës dhe pro Serbisë, nuk është tashmë vetëm qëndrim politik, por edhe reflektim ideologjik i tyre.
Antiamerikanizmi është trashëgimi politike e Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i saj, Albin Kurti, tash e 21 vjet, ishte kundër çdo propozimi amerikan për Kosovën. Kundër Rambujesë, që na solli lirinë dhe çlirimin, kundër procesit të Vjenës dhe kundër Pakos së Ahtisaarit, që na sollën pavarësinë.
Tani, përmes konfrontimit të hapur po del edhe kundër idesë amerikane që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet në Uashington
?? Konfrontimi me SHBA-në është në kundërshtim me kodin gjenetik të shqiptarëve! ??“, ka shkruar Behrami.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...