Raport pozitiv ka nga Holanda, që thotë se Maqedonia ka bërë përparim të mëtejshëm për negociatat me BE-në.
Një raport pozitiv u mor edhe nga delegacioni i Komitetit të përhershëm për çështje evropiane të Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Holandës, i cili vizitoi vendin në shkurt të këtij viti.
Miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike është rezultat mbresëlënës, e cila mundëson vazhdimin e hetimeve, por gjithashtu që ligji nuk përmban një amnisti të fshehur, e cila do të lejonte që disa (ish) politikanë tu shmangen hetimet.
Në raport thuhet se Maqedonia ka bërë përparim të madh në përshtatjen e politikës së saj të brendshme dhe legjislacionit me ligjin e BE-së.
Raporti tregon se rreth 34 përqind e rregullave evropiane në fushën e drejtësisë dhe rregullave dhe direktivave të punëve të brendshme janë zbatuar tashmë në ligjet e brendshme./telegrafi
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Ndryshimet në qeverinë “Rama”, 7 ministrat e rinj betohen pa...
Shumë qytetarë mblidhen në Prekaz, fillojnë homazhet për dit...
Disa persona e grisin flamurin në sheshin “Adem Jashari” në ...