Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim shefen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko.
Ministrja Haxhiu, gjatë këtij takimi ka falënderuar Kombet e Bashkuara për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar deri më tani dhe e siguroi Suokko se Ministria e Drejtësisë do të vazhdoj këtë bashkëpunim me UNDP në shumë projekte tjera të përbashkëta.
Duke folur për rolin e organizata ndërkombëtare, ministrja Haxhiu tha se UNDP mbetet partner shumë i rëndësishëm në bashkërendimin e aktiviteteve në parandalimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative si dhe forcimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Suokko pasi uroi ministren Haxhiu për detyrën e re, theksoi se UNDP mbetet e angazhuar në thellimin e partneritetit me Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht në projektet që kanë të bëjnë me forcimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë./arbresh.info/
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...