Manchester United nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Everton, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Premierë Ligë.
Dy skuadrat angleze zhvilluan ndeshje shumë të mirë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan portali arbresh.info.

Ishte Calvert-Lewin që në minutën e tretë pas një gabimi trashanik të portierit, David de Gea i dha epërsinë vendasve, ndërsa Bruno Fernandes në minutën e 31-të me një gjuajte mjaftë të mirë barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë kishte raste të mira nga dy skuadrat, por assesi nuk ia dolën t’i konkretizojnë rastet.
“Djajtë e Kuq” mbeten në pozitën e pestë me 42 pikë, ndërsa Everton renditën në pozitën e 11-të me 37 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/GoalsAndHL/status/1234138631406837760
https://twitter.com/GoalsAndHL/status/1234137991838404609
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...