Ministria e Integrimeve Evropiane do të ndryshoj dizajnin e ueb faqeve.
E kjo buxhetit të shtetit i ka kushtuar plotë 30 mijë euro ose saktësisht 28.500,14.
Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik në njoftimin për dhënie të kontratës me titull ‘Shërbime dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së- Ritender’.

Aty thuhet gjithashtu se nga dy tender të pranuar vetëm një ishte vlerësuar si i përgjegjshëm e që edhe ishte shpallur fitues.
Fituesi ‘N.SH. ” Spinp Agenc’ nga Prishtina do të kryej shërbimet e kërkuar nga ministri i ri Integrimeve Evropiane, Blerim Reka.

Saktësisht në përshkrim të kontratës thuhet se do të bëhet mirëmbajtja, dizajnimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së
“Hostimi i ueb faqes zyrtare te MIE-se, ueb faqes me informata rreth procesit për liberalizimin e vizave dhe migrimit jo te rregullt, ueb faqes me informata rreth MSA-se ne përgjithësi si dhe ueb faqes per publikimin e akteve ligjore te BE-se për nevoja te MIE-se Shërbime dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së (sipas specifikave teknike nga nr. rendor 1-4) të DT”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...