Shkumbin Gashi është dorëhequr nga posti i nënkryetarit të komunës së Pejës.
Kjo erdhi pasi, Gashi do të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së. Gashi në zgjedhjet e 6 tetorit nuk kishte arritur të fitonte këtë post, mirëpo marrja e kësaj pozite erdhi pasi disa deputetë të këtij subjekti kanë kaluar në poste ministrore.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka falënderuar Gashin për punën dhe kontributin e tij.
“Sot prita në takim Nënkryetarin e deritanishëm të Komunës së Pejës, z. Shkumbin Gashi, i cili e dorëzoi dorëheqjen nga kjo pozitë për të vazhduar si deputet i zgjedhur në Parlamentin e Republikës së Kosovës. E faleminderova për bashkëpunimin, duke i uruar suksese në pozitën e re!”-ka shkruar Muhaxheri.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh