Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin bisedoi për gjendjen në arsim dhe prioritet për ta përmirësuar dhe zhvilluar sistemin arsimor në të gjitha nivelet.
Ambasadori Braathu e uroi ministren Bajrami për detyrën e re dhe theksoi se OSBE do të jetë gjithmonë në dispozicion për të ofruar mbështetje në realizimin e qëllimit për ngritje të cilësisë në arsim, njofton arbresh.info
Ministrja Bajrami falënderoi shefin e OSBE-së në Kosovë për punën që ka bërë nëpër vite kjo organizatë, ndërsa e informoi atë me programin e Qeverisë së Kosovës për sektorin e arsimit, për realizimin e të cilit është shumë e rëndësishme mbështetja e partnerëve zhvillimorë./arbresh.info/
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...