Ditë më parë në Mynih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja rivendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë.
E shteti ynë menjëherë ka filluar përgatitjet për këtë, shkruan arbresh.info
Operimi me Trena i Hekurudhave të Kosovës ” Trainkos ” SH.A. ka shpallur tender për furnizim dhe ripasim të mjeteve lëvizëse hekurudhore.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik ne faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Aty ceket gjithashtu edhe shuma që është planifikuar të shpenzohet. Saktësisht për kontratën me titull ‘Furnizimi dhe riparimi i mjeteve lëvizëse hekurudhore’ është planifikuar të shpenzohet shuma prej 3.500.000,00.
Ndërsa data e parashikuar e fillimit të procedurës është 23 qershor 2020.
Por, aty nuk jepen detaje të tjera.

Kujtojmë që ditë më parë në Mynih të Gjermanisë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar dy letra të shprehjës së interesit, njëra për autostardë dhe tjera për hekurudhë.
E sipas saj të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në./arbresh.info/
Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për autostradën dhe hekurudhën
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...