Këngëtari shqiptar, Korab Shaqiri, i është gëzuar një suksesi të tij të fundit, derisa njoftoi fansat se ka doktoruar.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram, shkruan portali arbresh.info
Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Shaqiri ku ka shfaqur pjesë nga ceremonia e dekretimit të doktorëve të rinj të kësaj dege.
“Sot në Universitetin “Shën Kirili & Metodij” në Shkup, u zhvillua ceremonia e përurimit të doktorëve të rinj të shkencave. Falënderoj Zotin që më dha shëndetin, familjen time që më qëndroi pranë në çdo moment, Lulka Jasharin, mentorin tim të nderuar Akademik Stojan Stojkov si dhe bashkpuntorët e mi. Dr. Korab Shaqiri – kompozim”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.
Kujtojmë se, përpos profesionit prej këngëtari, Korabi është i angazhuar edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës. /arbresh.info/
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë