Një intervistë e MC Kresha në emisionin Goca dhe Gra ka bërë bujë të madhe në rrjet, sidomos për shkak të pranisë së bashkëprezantueses Rozana Radi, e cila dikur ka qenë në një lidhje me artistin.
Gjatë intervistës, vëmendje të veçantë mori sjellja e Rozanës në studio, ku ajo u pa më e rezervuar, duke mos ndërhyrë dhe duke shmangur kontaktin vizual në disa momente, gjë që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve të Prive Klan Kosova, Rozana Radi nuk ka qenë në dijeni paraprakisht se MC Kresha ishte i ftuar në emision.
Ajo është informuar vetëm pak minuta para nisjes së programit, duke sqaruar edhe deklaratën e saj gjatë emisionit se nuk është ajo që i fton mysafirët.
Kjo situatë ka sjellë shumë diskutime online, ku ndjekësit kanë analizuar çdo detaj të komunikimit dhe sjelljes së tyre gjatë intervistës, duke e kthyer episodin në një nga momentet më të komentuara të emisionit. /Telegrafi/
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...