Dëmet nga tërmeti kanë qenë të mëdha në lagjen numër katër të qytetit të Laçit. Dëmet nga tërmeti kanë qenë të mëdha në lagjen numër katër të qytetit të Laçit.
Pallati numër 108 në këtë lagje u shpall i pabanueshëm nga verifikimet e para ndërsa tashmë bashkia e Kurbinit ka vendosur vetëm rikonstruksionin e tij edhe pse për banorët që kanë jetuar për shumë vite në këtë pallat kjo është e patolerueshme.
Banesat tashmë janë boshatisur, banorët janë munduar të shpëtojnë ndonjë pajisje. Ata kërkojnë që pallati i tyre të shembet dhe të ndërtohet sërish.
Nëse në këtë pallat bëhet rikonstruksion ata bëjnë me dije se nuk do të rikthehen të jetojnë në të pasi nga momenti i tërmetit fëmijët janë traumatizuar.
Si pallati numër 108, ka shumë të tjerë në këtë lagje ndërsa banorët e tyre kërkojnë nga shteti të mos lihen në mëshirë të fatit./TCH
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...