Joleen Diaz, një grua 43 vjeçe nga Kalifornia konsiderohet të jetë mamaja më atraktive në botë, për shkak të pamjes së saj.
Kur ishte shumë e re në moshë, Joleen e lindi vajzën e saj, Meilanin.
E ndërsa, Meilani ishte duke u rritur, të shpeshta ishin edhe komentet e njerëzve, duke e cilësuar si motër me nënën e saj.

Joleen thotë se kujdesi i përditshëm ndaj lëkurës e ka bërë që ajo të ketë një pamje rinore edhe në moshën 43 vjeç.
Po ashtu, ajo e ka shtyrë vajzën e saj Meilani të fillonte të njëjtën rutinë për lëkurën kur ishte vetëm 12 vjeçare, për tu siguruar që edhe ajo të kishte lëkurë rrezatuese.

Por, kujdesi ndaj lëkurës është vetëm një pjesë e asaj që e bën Joleen të duket kaq e re.
Ajo gjithashtu ndjek një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.
Fotografitë e Joleen dhe Meilani së fundmi u bën virale në rrjetet sociale, duke lënë shumë të mendojnë se janë binjake, dhe jo nënë e bijë.

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...