Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, i ka bërë një dedikim emocionues burrit të saj, tashmë të ndjerë.
Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me Kobe, duke i dedikuar atij disa fjalë, shkruan Indeksonline.
“Për Shën Valentinin tim të përhershëm, të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia”- shkruan Vanessa krahas fotos së shoqëruar me këngën “Tell him” të Lauryn Hill.
Më 26 janar legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident me helikopter, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.
https://www.instagram.com/p/B8kAeW_AnYc/?utm_source=ig_web_copy_link
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...