Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëkohësisht gjenerali i luftës në zonë e Koshares, Hisen Berisha, në një intervistë për arbresh.info, ka treguar se pse e la uniformën e ushtrisë, për t’iu bashkuar politikës.
“Kam një periudhë të gjatë të shërbimit në uniform, e më e lavdishmja është ajo e UÇK-së, që kemi luftuar për lirinë, e pastaj kam kaluar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), në strategjinë e doktrinave dhe koncepteve, e po ashtu në Forcat e Armatosura të Kosovës kam lënë një gjurmë, që më kanë dhënë piedestalin e krenarisë dhe lavdisë. Projektin e FAK, e kemi dorëzuar në prill të 2014, e në qershor të 2015 e kemi dorëzuar planin gjithëpërfshirës të transformimit, e ky projekt është analizuar deri në hollësitë më të vogla”, ka thënë Berisha.
Hiseni po ashtu ka përmendur edhe kalimin e tij në Partine Demokratike të Kosovës, edhe pse ka pasur bindje të forta edhe me dr. Ibrahim Rugovën.

“E një alternativë ka pasur pavarësimin e Kosovës, e për këtë objektiv e kemi arritur sepse për këtë të gjithë janë meritor edhe presidenti Rugova dhe priada e tij që kanë punuar në përgatitjen e terrenit politik, e lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës është vendimtare, që të kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve, e këtë e ka bërë politika e tij mençur, filozofia e tij paqësore, sfidimi i tij që e bëri serbëve në atë kohë, e kjo e bëri që ne të kemi një luftë të suksesshme të vitit ‘89-‘99”.
Berisha ka treguar, se LDK, ka shkelur mbi parimet e lirisë, dhe po ashtu ka përmendur edhe rastin e Fatmir Sejdiut që e kanë hequr nga listimi i kësaj partie.
Po ashtu ditë më parë, një burim i arbresh.info, ka thënë se Hisen Berisha, Anton Quni dhe Rrustem Berisha janë bërë bashkë në Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë e Albin Kurtit.
“Kam parë këtë informatë, ajo është vetëm në nivelin medial, por deri më tani nga ana ime është vetëm një informatë mediale, mund të jetë e vërtetë mund të mos jetë e vërtetë, por nuk dua ta quaj të tillë, por është çështje e medias me këtë temë. Unë nuk kam marr asnjë ftesë se dikush ka një synim të tillë, për një raport me mua, por unë jam institucionalist fanatik, e luftoj që të respektohen strikt, veprimi institucional, e ajo duhet të ndodhte përmes një shkrese zyrtare apo takimi formal, me të cilën shfaqet ideja për diçka të tillë, unë nuk kam pranuar një të tillë, e nëse do të ndodhë, atëherë do ta kem përgjigjen adekuate”, ka thënë Berisha.
Berisha nuk e ka mohuar nëse me 17 shkurt do t’i bashkohet LDK-së.
“Me 17 shkurtë është Dita e Pavarësisë, do ta festojmë do i nderojmë dëshmorët. Nëse do të ketë ndonjë shkresë zyrtare në këtë drejtim unë do ta kem përgjigjen adekuate në kohën e vet”, ka shtuar Berisha./E.Ballazhi/Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/172545214049991/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh