Federata Kosovare e Atletikes organizon manifestimin sportiv të atletikës ”Laureatët e vitit – Gala Athletics2019”.
Përzgjedhja është bërë duke u bazuar në 4 rezultatet më të mira të mundshme të arritura brenda këtij viti si dhe 4 plasmanët e atletëve, në disiplinat e tyre.
Në këtë manifestim do të shpallim më të dalluarit për kategoritë e tyre.
Shpalosjet e rezultateve që do t’i bën në mbrëmjen e”Laureatët e vitit – Gala athletics”, janë rezultate të bazuara në poentimin e rregulluar nga Federata Botërore e Atletikës dhe po ashtu në bazë të rregullores së Federatës Atletike të Kosovës.
Pasi që në sportin e atletikës, bazuar në rregullat e saja: atletët, sipas moshës së tyre, ndahen në 7 kategori, e ato janë:
– Yllka dhe fatosa
– pionier të rinjë
– pionier
– junior të rinjë
– junior
– senior dhe
– veteranë.
Përveç më të mirëve në të gjitha kategoritë e lartcekura, do të shpërblehen edhe:
– Trajneri më i mirë i viti 2019
– Klubi i mirë i viti 2019
– Bashkëpunëtorët e Federatës,
– Donatorët e FAK-ut,
– Mediat
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh