Autoritetet theksuan se janë raportuar 40.171 raste të konfirmuara, ndërsa në 24 orët e fundit 97 persona kanë vdekur dhe mbi 3.000 raste të reja janë zbuluar.
Numri i vdekjeve në Kinë që nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 909, bëri të ditur dje Komisioni Kombëtar i Shëndetit i këtij vendit.
Autoritetet theksuan se janë raportuar 40.171 raste të konfirmuara, ndërsa në 24 orët e fundit 97 persona kanë vdekur dhe mbi 3.000 raste të reja janë zbuluar.
Numri i personave nën vëzhgimin mjekësor është rritur në 187.518, ndërsa numri i atyre që mendohet se janë të infektuar qëndron në 23.589.
Jashtë Kinës, numri i të zbuluarve me virus në Hong Kong ka arritur në 36, ndërsa në Makau ka arritur në dhjetë.
Virusi thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.
Virusi është përhapur në më shumë se 20 vende tjera, përfshirë SHBA-të, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë./aa/
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...