Antimafia Italiane informon se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka bashkëpunuar në ekzekutimin e fazës finale të mega-operacionit të koduar “BACCARAT” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptaro-kolumbian me veprim në të gjithë Evropën me aktivitet në prodhimin e trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Janë ekzekutuar urdhër arrestimi ndaj 25 personave në Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani e Spanjë, të gjithë anëtarë të një grupi të rrezikshëm trafikantësh shqiptaro-kolumbianë.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë 600 forca policie të vendeve Belgjikë, Holandë, Francë , Gjermani, Spanjë e Itali në bashkëpunim me autoritetet e Interpol, i cili ka ndihmuar në nxjerrjen e analizimin e të dhënave gjatë fazës hetimore.
Për koordinimi kompleks të këtij operacioni u ngrit një qendër komande në Belgjikë ku personeli i antimafias italiane së bashku me përfaqësuesit e policive të shteteve përfshirëse, drejtuan të gjitha fazat e operacionit.
Autoritetet italiane kanë mbështetur fazën hetimore të këtij operacioni përmes Rrjetit Operacional Antimafia ONNET, i financuar nga Bashkimi Evropian, një projekt ky i bashkëpunimit investigativ i forcave policore evropiane, ideuar e i zhvilluar nga Drejtoria Kombëtare e Antimafias italiane.
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë