Ka përfunduar takimi mes Osmanit dhe ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas këtij takimi tha se me ambasadorin Brathu diskutuan për mbështetjen që OSBE i ka dhënë Kosovës po ashtu edhe si mund të thellohet ky bashkëpunim.
“Kisha kënaqësinë të pres ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, ky person ka ndihmuar shtetin tonë të avancojmë, diskutuam për mbështetjen që OSBE i ka dhënë Kosovës, po ashtu edhe me mbështetjen e grupit të grave dhe deputetëve të rinj. Diskutuam se si mund të thellohet edhe më shumë ky bashkëpunim. Tani që Shqipëria e udhëheq OSBE-në, do të analizojmë te gjejmë mënyrat më të mira me asamblenë e OSBE-së”, tha Osmani.
Ndërsa ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, përveç se kishte ardhur ta uronte Osmanin për pozitën e re, tha se OSBE do të jetë në mbështetje të Kosovës dhe se do vazhdojnë punën me institucionet e vendit.
“Jam këtu të ju uroj sukses, OSBE është këtu të ju mbështes. Jemi këtu te punojmë me institucionet tuaja. Ne patëm një diskutim të mirë, besoj që do të kemi sukses së bashku, suksesi juaj do të jetë edhe i yni”, tha ambasadori Braathu./arbresh.info/
20-vjeçari nga Maqedonia e Veriut gjendet i vdekur në një ap...
Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në ...
PDK miraton listën e kandidatëve për kryetarë të komunave
Saliba shpreson ta rinovojë kontratën me Arsenalin
Sherri i Jozit me Gjestin në Big Brother, Edi: Kur e shikoj ...
Ramiz Lladrovci nuk rizgjedhet kandidat i PDK-së për Drenasi...