Leroy Sane thuhet se ende po e dëshiron kalimin te Bayern Munich.
Bavarezët e kërkuan transferimin e anësorit gjerman, mirëpo Manchester City kërkonte mbi 100 milionë euro.
Bild raporton se kampioni i Bundesligës është i bindur se do të transferojë Sanen në verën e këtij viti.
Por, marrëveshja mund të arrihet edhe më herët, më saktësisht në muajin prill, pasi atëherë edhe mund të fillohet me rinegociata.
Bayerni është duke e shikuar nga afër rikuperimin e tij nga lëndimi edhe pse lojtari ka bërë të ditur se ai do të rikthehet më herët se që pritej.
Sane ka filluar të stërvitet me kampionin e Ligës Premier, e që i duhet edhe pak kohë që të rikthehet në fushë. /Telegrafi/
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!