Loredana Zefi, e cila tash e një kohë është duke jetuar dhe vepruar në Gjermani, po vazhdon të jetë mjaft aktive si në projekte muzikore e po ashtu edhe në rrjetet sociale.
Kur jemi tek rrjetet sociale, Instagrami si një nga platformat tashmë më të frekuentuara nga të gjithë, bën që edhe artistet të marrin vëmendje të madhe, siç ka bërë së fundmi edhe një postim i 24-vjeçares, shkruan portali arbresh.info
Rep artistja shpesh herë ka treguar se ka guxim të eksperimentoj me dukjen, por që asnjëherë deri tani nuk është larguar nga ngjyra e bardhë e flokëve.

Ajo së fundi, ka marrë gjithë vëmendjen me ndryshimin e ri që ka bërë në pamje, duke mos u larguar nga ngjyra e bardhë, me flokë të gjata dhe balluke, reperja dukej mjaft bukur.

Kujtojmë se, Loredana së fundmi është komentuar nga fansat të cilët kanë aluduar se ajo ka treguar një afrimitet më të madh se sa thjeshtë miqësor me reperin Zuna, i cili është mik i ngushtë i reperit me prejardhje shqiptare, Azet. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...