Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për ‘Pres 24’ deklaroi se se partia e tij janë për një ligj ku sigurohet Prokurori e pavarur dhe luftohet krimi dhe nëse për këtë LSDM është e gatshme atëherë edhe Ligji për Prokurorinë Publike mund të votohet.
“Le të jenë të sinqertë dhe të thonë se Ligjin për Prokurori Publike e miratojnë për amnistimin e Zaevit. Ata duan edhe më tej të ketë një Ruskoska e cila do të akuzojë me urdhra nga Zaev, Joveski që do të mbrojë dhe Kacarska që do të gjykojë”, thotë Mickoski.
Sipas tij, ky ligj i LSDM-së është që të vazhdohet me rrënimin e sistemit gjyqësor dhe se ky ligj nuk do të kalojë.
“Ky ligj është kundër Kushtetutës, në kundërshtim me ligjin penal, nuk siguron luftë kundër korrupsionit por mbrojtje të krimit dhe do të thotë vetëm vazhdim të krimit të legalizuar të PSP-së në formën e PP-së”, thotë Mickoski.
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...